V*ritet me b*reshëri p*lumbash reperi “Çalla” në Berlin

0

Një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në Berlin.

Sipas BILD, viktima ishte reper, i njohur me emrin “Çalla”.

Njëri prej të plagosurve ndodhej aksidentalisht në vendin e ngjarjes.

Rreth orës 1 të mëngjesit, u dëgjuan të shtëna në Büloëstrasse, ndërsa autorët u larguan me një makinë tip BMW.

Sipas dëshmitarëve, është qëlluar rreth 10 herë.

Mjekët e urgjencës dhe oficerët e policisë u përpoqën të mbanin në jetë reperin Caglar B., 42 vjeç, i cili u rrëzua para një dyqani pijesh alkoolike pas breshërisë së plumbave. Por ai vdiq në ambulancë.

Nuk dihet ende motivi i të shtënave dhe kush ishte objektivi. Policia nuk ka gjetur armën e vrasjes, ndërsa autorët janë në arrati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu