Shqipëria pret Gjeorgjinë në takimin e dytë të Ligës së Kombeve, e vlefshme për Grupin B2, e cila zhvillohet në “Arenën Kombëtare”, e cila transmetohet live në DigitAlb.
Kuqezinjtë e nisën mjaft mirë këtë kompeticion, duke mundur me përmbysje Ukrainën në Pragë me rezultatin 1-2. Skuadra e Sylvinhos zhvilloi një duel mjaft të mirë, duke e dominuar takimin deri në fund.
Nga ana tjetër, Gjeorgjia gjithashtu ka treguar një formë të mirë. Pasi bëri surprizën në Euro 2024, ekipi i Willy Sagnol zhvilloi dhe një sfidë të mirë me Republikën Çeke, duke triumfuar me rezultatin 4-1.
Trajneri Sylvinho ka kryer vetëm një zëvendësim në 11-shen e tij, duke hedhur në fushë Hoxhën në vend të Laçit.
REZULTATI LIVE:
SHQIPËRI 0-0 GJEORGJI
KOMENTI LIVE:
46′ Nis pjesa e dytë e takimit!
45+2′ Mbyllet pjesa e parë!
45′ Akordohet 1 minutë shtesë.
37′ Arbër Hoxha provon sërish me një gjuajtje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit.
35′ Jasir Asani hyn brenda zonës dhe kroson ulët, me topin që shkon sërish në duart e Mamardashvilit.
29′ Asllani godet nga distanca, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
27′ Mikautadze godet nga distanca, me topin që shkon jashtë kuadratit.
23′ Asani hedh një kros të ulët drejt zonës, me topin që shkon në duart e Mamardashvilit.
12′ Arbër Hoxha driblon bukur drejt zonës dhe godet me të djathtën, por tentativa e tij shkon mbi kuadrat.
3′ Hysaj hedh një top drejt zonës dhe Manaj godet, por topi ndalet nga mbrojtja gjeorgjiane.
1’ Starton sfida në “Arenën Kombëtare”!
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Hysaj (C), Ismajli, Kumbulla, Mitaj, Ramadani, Asllani, N. Bajrami, Hoxha, Asani, Manaj.
Trajner: Sylvinho