SHBA- Ish-shokët e grupit One Direction të Liam Payne kanë publikuar një deklaratë të përbashkët pas vdekjes së yllit të popit në Argjentinë të mërkurën.
Louis Tomlinson, Zayn Malik, Niall Horan dhe Harry Styles shprehen se do t’ju duhet kohë për të pranuar ndarjen nga jeta të Liam, të cilit i referohen si vëllai i tyre.
“Jemi plotësisht të shkatërruar nga lajmi për vdekjen e Liam. Me kalimin e kohës dhe kur të gjithë të kenë mundësi, do të ketë më shumë për të thënë. Por tani për tani, do të marrim pak kohë për pikëllimin tonë dhe për të pranuar humbjen e vëllait tonë, të cilin e donim shumë. Kujtimet që ndamë me të do të jenë të çmuara përgjithmonë. Tani për tani, mendimet tona janë me familjen e tij, miqtë e tij dhe fansat që e donin pranë nesh. Do të na mungojë tmerrësisht. Të duam Liam.”, thuhet në deklaratën e tyre raporton BBC.
Liam Payne humbi jetën pasi u hodh nga ballkoni i katit i tretë të një hoteli në Argjentinë ku ai po qëndronte. Në momentin e ngjarjes 31-vjeçari ishte i vetëm në dhomë, pasi partnerja e tij ishte larguar dy ditë më parë nga Argjentina. Një punonjës në hotel kishte thirrur shërbimet e urgjencës përpara rënies fatale për të kërkuar ndihmë për të menaxhuar sjelljen agresive të një klienti, duke thënë se ai dukej nën ndikim e drogës dhe alkoolit. Dëshmitarët thonë se dëgjuan zhurma të forta, duke përfshirë përplasje në momentet para vdekjes së tij. Payne u dërgua me urgjencë në spital, por lëndimet e tij ishin aq të rënda sa nuk ishte në gjendje të jetonte, thanë shërbimet e urgjencës.
Policia që po heton vdekjen e papritur të Payne është në kërkim të dy dëshmitarëve kyç që mund të jenë ndër njerëzit e fundit që e kanë parë atë të gjallë. Këngëtari ka ndërruar jetë menjëherë në vendngnajrja pasi pësoi lëndime të shumta që çuan në hemorragji të brendshme dhe të jashtme. Hetuesit argjentinas po kërkojnë dy gra që kaluan kohë me Payne në hotelin Casa Sur një natë para vdekjes së tij tronditëse. Të dyja gratë thuhet se janë larguar nga hoteli dje pasi kanë pritur yllin në holl, raporton gazeta argjentinase Infobae.
Nuk ka asnjë indikacion se gratë mund të jenë të përfshira në vdekjen e tij, por policia shpreson se mund të ndihmojë në bashkimin e momenteve të fundit të Payne para se të zhytet në vdekje rreth orës 17:00 me kohën lokale. Familja e Payne tha sot se ishin zemërthyer nga vdekja e tij tragjike dhe e parakohshme, duke shtuar se ish-ylli i One Direction do të jetojë përgjithmonë në zemrat e tyre.