Paulo Fonseca do të duhet të bëjë pa Alvaro Moratan në ndeshjen me Cagliarin. Sipas “Sky Sport”, sulmuesi i Milanit ka pësuar një lëndim në kokë në stërvitje pas një përplasjeje me Pavlovicin dhe nuk do të thirret për ndeshjen jashtë fushe në Sardenjë.
I transportuar menjëherë në spitalin e Legnanos për kontrolle, lojtari iu nënshtrua një MRI e cila dha një rezultat negativ.
Sipas praktikës në këto raste, spanjolli do të monitorohet në orët në vijim, por sigurisht që do të jetë i padisponueshëm për ndeshjen tjetër të kuqezinjve.
Pasi janë vlerësuar me kujdes kushtet e Moratas, i cili do të qëndrojë në Milano si masë paraprake dhe nën kontroll të rreptë, tani te Milani mbetet për t’u parë se kush do të luajë në qendër të sulmit ndaj Cagliarit.
Tammy Abraham është kandidati numër një për të zëvendësuar spanjollin, por nëse anglezi nuk është 100%, opsionet e tjera mbeten të vlefshme.
Fonseca mund të mbështetet edhe te Noah Okafor në sulm ose, duke supozuar se ai është në gjendje të mirë, të përpiqet t’i japë Luka Jovicit një shans që në fillim.