U qëllua me plumb në kokë, humb jetën në spital sipërmarrësi

0

TIRANË- Ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës 52-vjeçari, i cili mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë. Bëhet fjalë për Eduart Reçi, një sipërmarrës në fushën e ndërtimit.

Ai ka qenë në pjesën e pasme të një pallati në Rrugën “Faik Konica”, ku aty pranë ka edhe zyrat e kompanisë së ndërtimit ELGM, ku është qëlluar me një plumb pistolete në pjesën e kokës.

Sipas grupit hetimor 52-vjecari është qëlluar nga një distancë e afërt. Ndërkohë vetë Eduard Reçi me origjinë nga Dibra, jetonte pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu