Stuhi e pazakontë shiu përfshin qytetin e Elbasanit

0

Një stuhi e pazakontë shiu ka përfshirë qytetin e Elbasanuit.

Si pasojë e reshjeve të dendura uji ka vërshuar në rrugët e qytetit duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.

Sipas informacioneve paraprake stuhia ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjisë në disa fshatra të qarkut të Elbasanit.

Emergjencat bashkë me sektorin e shërbimeve në bashki ndodhen në terren për të monitoruar situatën dhe për tu ardhur në ndihmë familjeve apo bizneseve që mund të rrezikohen.