Ernest Muçi me trajner të ri, klubi turk prezanton ish bomberin norvegjez të United

0

Ole Gunnar Solskjaer do të jetë zyrtarisht trajneri më i ri i Besiktas. Skuadra nga Stambolli ka zyrtarizuar paraditen e kësaj të premte teknikun norvegjez, që merr kështu drejtimin e skuadrës bardhezi, pjesë e së cilës është edhe Ernest Muçi.

Pavarësisht problemeve financiare që kanë prekur së fundmi klubin turk, duket se 51 vjeçari ka marrë përsipër të drejtojë skuadrën në një moment delikat të sezonit.

Solskjaer ka drejtuar më parë edhe Manchester United, skuadër me të cilën luajti edhe si futbollist për 11 vite, ku arriti të linte gjurmë falë 91 golave të realizuara me fanellën e “Djajëve të Kuq”.