Një tjetër pyetje me interes e drejtuar nga moderatorja Anisa Bahiti në podcastin e saj ishte fakti se nëse ka pasur raste imami Ahmed Kalaja kur e kanë përndjekur gra apo vajza?
‘Ju mund të merrni me qindra mesazhe brenda ditës. Bota digjitale sot mundëson çdo gjë. Ka prej tyre të mira. Ka dhe të tjera të padëshirueshme. Dua të bëj një pyetje specifike. A ka gra apo vajza që të kanë ngacmuar dhe se çfarë të shkruajnë’?-ishte pyetja e drejtuar nga Anisa Bahiti.
Dhe përgjigja e hoxhë Kalasë ishte:
‘Po. Ka pasur raste. Zakonisht unë u dërgoj një foto me gruan dhe u them: Ja një foto me mbretëreshën time, me Mozën. Dhe e mbyll. Kaq. Madje ju tregoj një histori të veçantë.
Në një rast kam bërë edhe denoncim pasi ajo ishte si e çmendur. Më dërgonte mesazhe pafundësisht derisa e denoncova në polici. Unë i bëja bllok, ajo hapte adresë tjetër. Merrte numër tjetër celulari. Po shyqyr zotit bëra denoncim te komisariati 3 dhe e morën në konsideratë. As më shkon ndër mend të merrem me këtë gjë. Jam shumë i angazhaur’.
Ndërsa lidhur me faktin se cilat janë dy mesazhet më të shpeshta që merr nga femrat dhe meshkujt, hoxhë Kalaja u përgjigj:
Po. Nga femrat problemet që kanë në familje. Pyetjet për bestytnitë vijnë shumë shpesh. Pra bestytnitë dhe problemet familjare te femrat.
Te meshkujt gjithashtu bestytnitë dhe më pas problemet në punë. Injoranca dhe legjendat kanë ndikuar. Njeriu është prirur te mistikja, tek misteri.
Shyqyr që kanë krijuar besim sepse dikush duhet të merret. Ata e kanë të vështirë të shkojnë tek psikologu dhe psikiatri. Shpesh u them shkoni te mjeku. Shpesh fus humorin për t’i relaksuar. Unë mendoj se njerëzit duhet tu japim shansin që të pendohen dhe të kthehen. Ndryshe është kur e bën rrugë. Por kur gabon njëherë duhet t’i japësh shansin. Në momentin që kur pendohet nuk duhet të ketë më përsëritje. Pra s’ka pendesë të dytë, të tretë…
Ne shqiptarët, kur gabon burri edhe falim. Kur gabon gruaja nuk falim kurrë. Jemi pak shoqëri maskiliste. Si burri dhe gruaja janë barabartë. Pra a gaboi burri, gabon dhe gruaja se njeri është, përfundoi imami i njohur.