Nuk e njohën/ Policia i heq mikrofonin Ed Sheeran dhe i ndërpret performancën live

0

Një oficer policie në qytetin Bengaluru të Indisë, nuk arriti ta njohë këngëtarin e famshëm 33-vjeçar, Ed Sheeran dhe kështu shkëputi mikrofonin e yllit teksa ai po këndonte. Sheeran ishte në mes të hitit të tij të madh “Shape Of You” kur oficeri i policisë iu afrua, duke u dukur mjaft i mërzitur. Një fans që shikonte performancën në rrugë u shfaq duke u përpjekur t’i shpjegonte oficerit të policisë se ai ishte këngëtari i famshëm britanik, por oficeri vazhdoi duke i hequr spinën mikrofonit që ishte te këmbët e 33-vjeçarit.

Komisioni i Medias dëgjesë me anëtarët e Këshillit drejtues të RTSH/ Papadhimitri: S’kam konflikt interesi, duan të bëjnë pis figurën time…

“Ne kishim leje, kështu që fakti që po luanim pikërisht në këtë vend ishte planifikuar paraprakisht, nuk ishim se u shfaqëm rastësisht”-tha artisti në një postim në Instagram.