Rama sulmon Berishën: Bufi i kënetës është një plaçkitës folesh, jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur një sulm kundër kryedemokratit Sali Berisha. Duke nxjerr në Facebook, videon e një bufi, Rama shkruan se ky shpend është plaçkitës folesh dhe konsiderohet rrezik edhe për shpendët shtëpiakë.

Rama i cili në çdo dalje të tij, i referohet Berishës si buf kënete, ka theksuar se ky lloj bufi jeton mes mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë.

Postimi i Plotë:

BUFI I KËNETËS është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit.