U shkarkua pasi dhunoi rëndë shefin e Financës, degradon fjalori i ish-drejtoreshës së spitalit. “Dëgjo këtu ti k*urvë…”

0

DIBRA- Drejtoresha e spitalit të Dibrës, Irini Shehu u shkarkua dje nga detyra pasi dyshohet se dhunoi shefin e Financës së spitalit, Shaban Uklala. Në media po qarkullojnë disa mesazhe të shkëmbyera në platformën “Whatsapp” që tregojnë se drejtoresha ka përdorur gjuhë kërcënuese dhe fyese ndaj një personi që dyshohet të jetë pjesë e stafit të spitalit.

Ky i fundit e kritikoi për dhunën me sende të forta ndaj ekonomistit. Kjo ka mjaftuar që ajo degradoi edhe në fjalor banal e gjuhë kërcënuese.

“Sot drejtoresha spitalit Peshkopi Irini Shehu (tmerri Spitalit) na bëri mbledhje dhe na kërcënoi tanëve për rrjetet sociale. Shiko ça me tha tani i shkrujta e provokova”, thuhej në mesazhin e anëtarit të stafit.

“Do t’jua pi gjakun k*rva”, i shkruan Irini Shehu, teksa shtoi se “nuk ka bir k*rve të më heqë mua nga aty”.