Tronditëse / Siriani sulmon me th*ikë dhe v*ret një 14-vjeçar, plagos edhe 4 të tjerë! I qeshur gjatë arrestimit

0

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Villach në jug të Austrisë, ku një 23-vjeçar ka sulmuar me thikë pesë persona, duke lënë të vdekur njërin prej tyre, një djalë 14-vjeçar.

Sipas policisë, sulmuesi është një shtetas sirian me leje qëndrimi të rregullt në Austri dhe tashmë është arrestuar.

Një 42-vjeçar që po kalonte me makinë në momentin e sulmit ndërhyri dhe ndihmoi në parandalimin e një tragjedie edhe më të madhe, sipas zëdhënësit të policisë, Rainer Dionisio.

Ky sulm vjen pas një tjetër incidenti tragjik që ndodhi të enjten në Gjermani, ku policia konfirmoi së fundmi se një vajzë dyvjeçare dhe nëna e saj humbën jetën pasi një makinë u përplas me një turmë njerëzish në Mynih.

Autoritetet po hetojnë nëse i dyshuari ka vepruar i vetëm apo ka pasur bashkëpunëtorë, ndërsa qyteti i Villach mbetet i tronditur nga kjo ngjarje tragjike.