Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në Konferencën e Sigurisë në Mynih ka takuar edhe ish-kampionin e botës në shah, Garry Kasparov.
Kurti shprehet se në Mynih ka pasur takime e diskutime me liderë e zyrtarë të lartë të vendeve të ndryshme të botës.
“Pas zgjedhjeve në Kosovë e para formimit të qeverisë së re, në Konferencën e Sigurisë në Mynih, në mes të takimeve e diskutimeve me liderë e zyrtarë të lartë të botës, bisedë edhe me Garry Kasparov – dikur kampion bote në shah e sot kundërshtari më i mprehtë i Putinit”, shkruan Kurti.