Plagosje në Kukës/Drejtori i Shërbimeve në Bashki qëllon me armë, djalin e xhaxhait të kryebashkiakut!

0

Plagosje me armë zjarri në fshatin Bicaj, Kukës.

I plagosuri transportohet me urgjencë në spitalin e Prizrenit.

Sipas informacioneve të policisë, i plagosuri është identifikuar si Elvis Halili, ndërsa autori i dyshuar si, Zenel Muçmata.

Ky i fundit mësohet se është drejtor në Bashkinë e Kukësit, ndërsa i plagosuri është kushëri me kryetarin e Bashkisë.

Policia bën të ditur se Halili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:20, në spitalin e Kukësit, është paraqitur shtetasi E. H., rreth 29 vjeç, banues në fshatin Bicaj, dyshohet i plagosur me armë zjarri, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti për motive të dobëta me një shtetas tjetër, i cili është identifikuar nga Policia, por gjeneralitetet e tij nuk bëhen me dije për momentin, për shkak të hetimit.

Është ngritur grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë Kukës po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.