Dibër, 28 shkurt 2025- Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, në kuadër të hetimeve për veprën penale “Përndjekja”, kanë referuar materialet procedurale në Prokurori për shtetasen I. Sh., 44 vjeçe, ish-drejtoresha e Spitalit Rajonal Dibër.
Dyshohet se më 27 shkurt 2025, ish-drejtoresha ka përndjekur disa punonjës të Spitalit Rajonal Dibër. Pas verifikimeve, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për veprime të mëtejshme.