Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Shkodër, kamioni përplas për vdekje drejtuesin e motorit

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Shkodër pranë kryqëzimit të Dajçit. Kamioni është përplasur me një motor duke shkaktuar dhe vdekjen e drejtuesit të motoçikletës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë ambulanca, të cilët e kanë transportuar shoferin e motorit drejt spitalit për ndihmë mjekësore, por si pasojë e plagëve të marra ai nuk ka mundur të mbijetojë.

Sakaq policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve që shkaktuan këtë aksident të rëndë.