“Prindërimi nuk është fushë me lule” – Sara flet për përvojën e saj si nënë e re

0

Prindërimi është një nga eksperiencat më të fuqishme që një njeri mund të përjetojë, dhe për Sarën, kjo përvojë ka qenë një udhëtim mes emocionesh të mëdha dhe reflektimesh të thella. Ajo rrëfen se ardhja në jetë e vajzës së saj e ka ndryshuar rrënjësisht, duke i dhënë jetës një kuptim të ri, por njëkohësisht edhe një ndjesi të thellë përgjegjësie.

“Është një miks emocionesh. Nuk është vetëm fushë me lule. Ka momente magjike, por edhe sfida që të zhveshin nga iluzionet,” – thotë Sara, duke shtuar se dashuria për një fëmijë është nga ato ndjenja që nuk mund të shpjegohen me fjalë, por vetëm të përjetohen. Për të, prindërimi është një proces transformimi, që i mëson njerëzit të jenë më të duruar, më të dhembshur dhe më të fortë shpirtërisht.