Publikohet kontrata e Leo Messit me Barcelonën. Shuma është e frikshme…

0

Leo Messi po shpërblehet për karrierën e tij në MLS, ku po luan së bashku me Luis Suarez, Jordi Alba dhe Sergi Busquets nën urdhrat e Javier Mascheranos.

Lidhja që kanë mes tyre ish-yjet e Barcelonës e bëjnë Inter Miamin një kërcënim për skuadrat në Amerikën e Veriut, edhe pse tetë herë fituesi i “Topit të Artë” po i afrohet fundit të karrierës.

FOTO/ Me bikini të kuqe, Mimoza Shkodra ekspozon format perfekte nga pushimet!
Kontrata që Leo Messi kishte nënshkruar në vitin 2021 me klubin blaugrana, është zbuluar nga media spanjole El Mundo, dhe shuma, bonuset që përfshiheshin në të janë padyshim kontrata më luksoze në histori të sporteve.

Barcelona mori shpërblimet e saj, duke fituar La Ligan dhe Kupën e Mbretit dy herë para skadimit të asaj kontrate, sipas së cilës Messi fitoi plot 555 milionë euro neto për katër vite.

Pas taksimit, ish-legjenda e Barcelonës besohet se ka çuar në shtëpi rreth 297 milionë euro.

“Kjo është paga fikse, me të drejtat e imazhit, një seri bonusesh multi milionëshe, shtesat ditore dhe shtesa të tjera varësisht nga objektivat”, kishte raportuar El Mundo.


Shpërblimi i Leo Messit ishte i lidhur pjesërisht me numrin e ndeshjeve që kishte luajtur dhe kualifikimin e Barcelonës në Champions League, të cilat të dyjat ishin të garantuara gjatë kohës së kontratës në fjalë.

Si rezultat, “Pleshti” ishte paguar rreth 210 mijë euro në ditë pas zbritjeve, në periudhën mes 2017 dhe 2021.

Kjo do të thotë se mesatarisht në javë, Leo Messi ka fituar 1.4 milionë euro, dy herë më shumë se Kevin Durant në NBA.