Pas puthjes me Gjestin, Egli tregon planet pas daljes nga shtëpia e BBV 4: Nuk kam ndërmend…

0

Egli dhe Loredana kanë biseduar sot për planet e tyre pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”.

Egli është shprehur me bindje se Gjesti do të shkojë e të qëndrojë në Prishtinë dhe shton se nuk e ka në plan që t’a ndjekë.

Ndërkohë ajo pyet Loredanën nëse do të qëndrojë në Shqipëri dhe ajo u përgjigj ‘po, besoj se po’.

Më pas Loredana u shpreh se ajo është nga ato shoqet që nëse e merr në telefon në 4 të mëngjesit, ajo zbathur del dhe mbaron punën që i kanë thënë

Pjesë nga biseda:

Egli: Po në Prishtinë do rrijë ai. As se kam në plan, të shkatërrohem unë, të ndjek atë nëpër Prishtinë?

Loredana: Duhet t’a paguajë, më fal

Egli: Unë do kem rrugë patjetër, do më çojë puna andej, e di se do shkoj shpesh në Kosovë.

Loredana: Unë jam ajo shoqja që merret me këto punë zakonisht.

Egli: Ti këtu do jesh apo jo?

Loredana: Po, besoj se po

Egli: Perfekt

Loredana: Unë jam ajo që është për t’u bërë kjo punë, duhet kryer kjo punë

Egli: Je kështu që ti biesh telefonit, vjen

Loredana: Po, 4 të mëngjesit zbathur

Egli: Edhe unë ashtu jam

Loredana: Vetëm më thuaj ça është për t’u bërë dhe e bëhet

Egli: Vdeksha unë, edhe unë ashtu jam, kur të mi biesh

Loredana: Kështu kam qenë gjithmonë, po më pëlqen aventura, aksionet

Egli: Imagjino nga Tirana atje, e merr në telefon e pyet ku je, me shkuar me e verifikuar, për dy orë e gjysmë ka mbaruar, ka ikur në shtëpi

Loredana: Nejse, gjithmonë në kohë je për t’a kapur aty mat

Egli: Ju jeni të dy këtu, nuk besoj se Jozi do ikë.