“Po më hanë lekët bota!” Babai tërbohet me djalin: Flas me veten, nuk fle gjumë natën!

0

Astriti ka kërkuar që të përballet me bashkëshorten, Nadiren në “Shihemi në Gjyq”, por ajo vjen e shoqëruar edhe nga djali i tyre, Mondi. Konflikti që i ka sjellë në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ka përçarë familjen pasi duket se janë formuar dy pole.

Astriti thotë se ai dhe Nadirja kanë qenë në SHBA kur kanë autorizuar djalin që të tërhiqte 50 mijë euro në bnkë dhe të blinte një shtëpi në Fier. Këtu lind edhe problemi pasi prej 5 muajsh nuk kanë marrë certifikatën e pronësisë.

Astrit: I kam dhënë autorizimin me vulë nga Amerika që të tërhiqte lekët në bankë e të blinte shtëpinë. Besova se si djalë, si evlat dhe i thashë të keqen babai, ki kujdes se është koha e mashtrimit!

Mondi: Ore zotëri, sot mua këtu për çfarë më ke sjellë?

Astrit: Mos më thuaj mua zotëri ti! Të thashë ki kujdes, “jo babi, prit për 2 javë do të marr certifikatën”. Bëj 5 muaj, nuk ke ndërmend të marrësh certifikatë, prandaj të kam prurë këtu zotëri ta marrë vesh gjithë Shqipëria, edhe miqtë e shokët që kam unë që kam arritur në këtë gjendje që flas me veten, nuk fle gjumë natën unë! Nuk janë pak, i thonë 50 mijë euro! Nuk janë pak, po më ikën mendja, nuk di çfarë të bëj! Ku të vete, ku të mbytem unë? Unë jam i sëmurë! Më thuaj mua, ku të vete unë tani?

Mondi: Unë ku të vete?

Eni Çobani: Po tani çfarë dyshon te djali?

Astrit: Unë dyshoj se këtë e kanë mashtruar ose janë lekët… tani lekët i ka të shkruara në letër ai, por ato janë letra bakalli për mendimin tim! Një këtu, një kështu, i kanë ngatërruar, i kanë bërë lëmsh! Se çfarë janë ato, unë s’po marr vesh!

Mondi thotë se babai i ka nxjerrë jashtë të dy dhe ata s’kanë ku të qëndrojnë. Astriti ia bën të qartë se derisa të zgjidhet problemi i parave të tij, kjo situatë s’do të ndryshojë. Mondi kundërshton dhe thotë se ka edhe ai kontributin e vet, por përballet me reagimin e ashpër të të atit.

Mondi: Ti pse më ke nxjerrë nga shtëpia mua?

Astrit: Derisa të marrësh certifikatën, nuk të lë në shtëpi!

Mondi: Edhe bravën e shtëpisë e ke ndërruar!

Astrit: E ndërrova se e kam blerë unë shtëpinë, janë lekët e mia, gjaku im!

Mondi: Po pse, unë s’kam lekë?

Astrit: Ti ore? Ajo ka, po ti asnjë kokërr leku! Ja një unazë që ma ke blerë, na merre këtë, të kam dh**rë mu në të unë! Çfarë më ke bërë ti? Unë po të mbaj me bukë ty ore! Ju kam mbajtur me bukë të tërëve! Edhe ajo, nuk e hedh poshtë, u bë me ty tani ajo?

Gjatë kësaj bisede, Nadirja thotë se është në anën e djalit. Mondi përsërit sërish se ka pjesë tek paratë për të cilat flitet, por këtë herë Astriti nuk përmbahet.

Mondi: Lekët më ka dërguar një vulë apostile, një autorizim që unë të tërheq lekë nga banka. Lekët ishin në emër të babit, të mamasë, kisha edhe ca të miat.

Astrit: Ku kishe ti, çfarë kishe ti? Ato lekë i kam marrë borxh unë o majmun! Ku kishe lekë, çfarë lekësh kishe? Ku i gjete lekët ti? Ku i gjete lekët ti o majmun? O shejtan!

Pasi rimerr sërish fjalën, Mondi thotë se para 6 muajsh ka bërë një kontratë me Njazi Vrenozin te noterja Anila Haxhiu në Fier. Por Eni Çobani vë re se kontrata në fakt i përket vitit 2018, çka do të përbënte një shkelje. Djali vijon dhe thotë se ai ka pasur njohje me këta njerëz, çka e bën Astritin të humbasë sërish kontrollin.

Mondi: Personat që unë kam blerë shtëpi, i kam njohur edhe më përpara.

Astrit: Po kur i ke njohur ti… me ata mashtruesat atje ti ore? Ore i paske njohur ti m*t dhe më thua mua…

Mondi: Ore ik te vendi!

Astrit: Po më hanë lekët bota! Ça bën ti? Je në metro ti? Ke tru apo s’ke? U të dhj**sha mu në shkollë, me gjithë shkollën tuaj! Të marrtë dreqi të marrtë! Më nxive jetën! Për shoqërinë, thua ti s’ka më, i miri i botës, i ligu i shtëpisë ore? Ç’të dua unë ty? Djalë i mirë, o alamet djali ti, bukurosh i madh!/tvklan.al