Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ajola Xoxës, lë në fuqi vendimin e shkallës së parë për sekuestrimin e celularit te bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.
Xoxa është vënë nën hetim bashkë me Veliajn për dyshimet se janë përfshirë në korrupsion dhe pastrim parash.
Sipas Prokurorisë dyshohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij në të paktën 10 raste kanë kryer veprime korruptive.