Forum Publik në Elbasan – Kandidatët përballen me qytetarët për Zgjedhjet Parlamentare 2025

0

Elbasan, 17 prill 2025 – Në ambientet e Hotel Scampa në Elbasan, u zhvillua Forumi Publik i radhës i organizuar nga Rrjeti “Përballja e Ofertave Politike – POP”, në bashkëpunim me organizatën partnere “Tjetër Vizion”. Ky aktivitet synoi nxitjen e debatit demokratik dhe përfshirjen qytetare në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Të pranishëm në këtë forum ishin kandidatët për deputetë të qarkut Elbasan, përkatësisht:

  • Znj. Klodjana Capja – Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore

  • Z. Mivan Peci – Partia Lëvizja Bashkë

  • Znj. Migena Shyti Kapllani – Koalicioni Euroatlantik

  • Znj. Sara Zekaj – Partia Mundësia

  • Z. Erjon Murataj – Partia Social Demokrate

Gjatë diskutimeve, kandidatët prezantuan prioritetet e tyre për zhvillimin e rajonit dhe iu përgjigjën pyetjeve direkte të qytetarëve, të cilat prekën tema të ndjeshme si:

  • Zhvillimi ekonomik dhe krijimi i vendeve të punës

  • Siguria mjedisore dhe mbrojtja e natyrës

  • Arsimi dhe fuqizimi i të rinjve

  • Transparenca dhe lufta kundër korrupsionit

  • Siguria publike dhe rendi

Forumi u transmetua drejtpërdrejt dhe mbetet i aksesueshëm online për qytetarët që duan të ndjekin diskutimet. 👉 Shiko Forumin Publik Elbasan këtu

Pjesëmarrësit e vlerësuan formatin si një hap të rëndësishëm drejt një demokracie pjesëmarrëse, ku qytetarët informohen, krahasojnë dhe vendosin me vetëdije për të ardhmen e tyre.

Përkundër ftesës së hapur drejtuar të gjitha forcave politike, mungesa e Partisë Socialiste dhe subjektit “Shqipëria Bëhet” u vlerësua si një humbje për vetë procesin e debatit publik. Organizatorët e cilësuan pjesëmarrjen e plotë si një shenjë respekti ndaj qytetarëve dhe thelbësore për ndërtimin e një kulture demokratike të mirëfilltë.

Forumet e ardhshme publike të Rrjetit POP:

  • Shkodër – 18 prill 2025, ora 16:30, Golden Palace Hotel

  • Tiranë – 22 prill 2025, ora 11:00, Rogner Hotel

  • Korçë – 22 prill 2025, ora 17:00, Hotel Park Plazza

  • Durrës – 28 prill 2025, ora 17:00, Teatri “A. Moisiu”

  • Vlorë – 28 prill 2025, ora 17:30, Pallati i Kulturës

Këto aktivitete zhvillohen në kuadër të projektit “Rrjeti POP për Qeverisje të Mirë dhe Integritet”, me mbështetjen e Olof Palmes International Center dhe Qeverisë Suedeze.

📧 [email protected]
📞 +355 69 61 20 169
🌐 www.popnetwork.al

Zgjidh me mendje, jo me zakon – krahaso ofertat politike!
Zgjedhjet janë më 11 maj – voto me dije, jo me dyshim!

Këtu mund të ndiqni të plotë forumin