Rudina Dembacaj e pranon për herë të parë: Kam pësuar një abort…

0

Aktorja e njohur, Rudina Dembacaj ka ardhur së fundmi me një rrëfim ku dhe ka treguar një humbje e cila ka shënjuar në jetën e saj, por e ka ndihmuar të bëhet akoma dhe më e fortë.

Me zërin që i dridhej dhe emocioneve të forta, Rudina, e ftuar në “Vajzë apo djalë”, ka zbuluar se janarin e vitit të kaluar përjetoi një abort spontan.

Aktorja tregoi për herë të parë se ky abort erdhi pa ndonjë shkak të përcaktuar mjekësisht, mirëpo ndonëse ishte një ngjarje, theksoi se kjo përvojë i shërbeu për të reflektuar e për të vazhduar para e për të shpresuar.

“Unë vjet në janar kisha një abort spontan. Nuk kishte një shkak të caktuar, zgjodha që ta shihja këtë ngjarje të vështirë. Zgjodha ta përkthej në një anë tjetër që kaluam ne të dy, në të 6-të. Na shërbeu për shumë gjëra, vazhduam, shpresuam”, tha Rudina.