Arrestohet 27-vjeçari që përplasi policin dhe një 20-vjeçar në Peshkopi, ishte në gjendje të dehur

0

Policia ka vënë në pranga shtetasin A.Sh., 27 vjeç, banues në Dibër, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë një ditë më parë në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”. Ai akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtim të automjetit në mënyrë të parregullt”.

Sipas njoftimit zyrtar, 27-vjeçari po drejtonte automjetin në gjendje të dehur, kur humbi kontrollin dhe përplasi rëndë punonjësin e Policisë, Veli Gjurra, 64 vjeç, i cili ndodhet në reanimacion në Spitalin e Traumës. Po ashtu, u plagos edhe një 20-vjeçar që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, lidhur me aksidentin e ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi Velia”, ju informojmë se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A.Sh. (M), 27 vjeç, banues në Dibër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

27-vjeçari, teksa drejtonte automjetin e tij në gjendje të dehur, humbi kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti përplasi punonjësin e Policisë, shtetasin V.Gj., 64 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar edhe një 20-vjeçar, i cili po merr trajtim mjekësor në Spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.