Profesori italian, Stefano Andeo, i cili ka shkaktuar reagime pas publikimit të një mesazhi në internet kundër vajzës së kryeministres Giorgia Meloni, u përpoq të vetëvritej.
Mediat italiane shkruajnë se 65-vjeçari u dërgua me urgjencë në spitalin e Nolas pasi u përpoq t’i jepte fund jetës.
Sipas informacioneve, Addeo kishte marrë një përzierje droge dhe alkooli, duke humbur ndjenjat menjëherë pas kësaj.
Ai u dërgua në urgjencë në gjendje kritike dhe me një kod të kuq.
Për momentin, megjithëse mbetet nën vëzhgim të rreptë mjekësor, jeta e tij nuk është në rrezik.
Gjithashtu mediat italiane shkruajnë se karabinierët ndërhynë për të mbledhur elementë të dobishëm për rindërtimin e asaj që ndodhi.
Ditën e djeshme, Andeo profesor i gjuhës gjermane, kishte shprehur publikisht dëshirën për t’u takuar me Giorgia Melonin, “për ta përqafuar dhe për t’i kërkuar ndjesë” për atë që kishte shkruar.