Kuqezinjtë në fushë, kombi pas tyre!

0

TIRANE – Mbrëmjen e sotme në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri Serbi. Një ndeshje me një rëndësi specifike sportive dhe jo vetëm.

Fitorja ndaj Serbisë nuk është thjeshtë ai tre pikëshi, shumë i rëndësishëm që na çon më pranë objektivit kryesor që kemi për këto eliminatore, vendi I dytë në grup, por sot fitorja nuk është vetëm sportive, por është edhe një çështje krenarie.

Në këtë stadium dhe në të gjithë Europën, fitorja ka tjetër shije, më shumë vlerë, më shumë vëmendje dhe më shumë dëshirë për të qenë sërish mbi kundërshtarin tonë, ashtu si politikisht, historikisht, edhe sportivisht…

Për t’i lënë prapa si në 2016-n, kur ne shkuam në finalet e Europianit të Francës dhe ata, u eliminuan me turpin e sjelljes barbare të disa difozëve të tyre, duke na ndjekur ne në televizor nga shtëpia.

Sot të jesh shqiptar, ka më tepër vlerë. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë gati, zhvilluan një seancë stëritore në mëngjes në Shtëpinë e Futbollit dhe pasdite pas orës 17:00 do të mësojnë se cilët do të jenë 11 përfaqësuesit tanë që do të startojnë këtë përballje të madhe.

Fitorja na duhet patjetër dhe për këtë arsye, duket se do të kemi dy sulmuesit më të mëdhej fizik, Armando Broja në krahun e djathtë, Mirlind Daku që vec talentit dhe forcës fizike sot ka një mundësi të artë për të treguar përse ai është tek ky ekip, dhe në krahun e majtë Arbër Hoxha.

Mesfusha mbetet e njëjtë ekuilibruese me Ramadanin, Asllanin dhe Lacin, ndërkohë që edhe mborjtja nuk ndryshon, Gjimshiti në qendër me Ajetin do të ndihmohen nga krahët nga Hysaj dhe Mitaj, ndërkohë që shtyllat e portës do t’I ruaj Tomas Strakosha.

22.500 kuqezinj do të jenë sot në rolin e lojtarit të 12-të në Arenën Kombëtare, ndërkohë që miliona të tjerë kuqezi, brenda kufijëve dhe jashtë do të mbeten me sytë nga televizori plot ankth dhe emocione, duke filluar nga ora 20:45, për ndeshjen e krenarisë Shqipëri-Serbi.