Gjendet një sasi lëndë piroteknike në Universitetin Politeknik/ Policia nis hetimet

0

TIRANË- Policia e Tiranës ditën e djeshme ka konstatuar në murin rrethues të Universitetit Politeknik një sasi lëndë piroteknike. Gjithashtu Blutë kanë sekuestruar lëndët piroteknike në cilësinë e provës materiale. Ndërkohë grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 07.06.2025, në murin rrethues të Universitetit Politeknik, shërbimet e Policisë kanë konstatuar një sasi lëndë piroteknike. Lëndët piroteknike u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për këqyrjen e pamjeve filmike, me qëllim identifikimin e poseduesit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.