“Manaj është titullar i Kombëtares, penalltitë i vendos unë”/ Sylvinho para duelit me Letoninë: Ndeshje e rëndësishme, presioni është rritur

0

Pas barazimit 0-0 në Tiranë me Serbinë, Shqipëria do të luajë në transfertë përballë Letonisë, ku kërkohen vetëm tre pikët për objektivin “Botërori 2026”.

Tekniku i Kombëtares shqiptare, Sylvinho u ndal te formacioni që do të hedhë në fushë dhe te penalltia e humbur e  Manajt kundër Serbisë.

“Ndeshja e dytë është gjithmonë pak më e vështirë. Sigurisht që nuk e kemi vendosur ende formacionin. Do keni një stërvitje të lehtë. Nesër mund të bëjmë një zgjim muskulor dhe mund të kemi një ide kush do të jetë në formacion. Kemi 22-23 lojtarë që mund të zgjedhim në pozicione të ndryshme. Muçi, Uzuni, Pajaziti, Broja, Daku etj. kemi mundësi të zgjedhim nga këto lojtarë. Manaj ka eksperiencë. Ka eksperiencë, është titullar i Kombëtares. E njoh që te Interi. Përgjegjësia është e imja. Jam unë ai që vendos se kush do t’i gjuajë penalltive.

Në futboll ka gjithmonë presion.tashmë kemi bërë tre ndeshje dhe na kanë ngelur edhe pesë. Duhet të mbledhim sa më shumë pikë. Letonia ka mundur Andorrën. Nuk mund të them deçizive, por e rëndësishme. Dujke krahasuar skuadrën me dy vite më parë, është rritur presioni. Letonia ka skuadër fizike dhe mund të luajë me skema të ndryshme. Luan një lloj futbolli të kodifikuar. Ka 2-3 lojtarë shumë të shpejtë që mund të bëjnë diferencën.

Zëvendësuesi i Gjimishitit, kemi dy-tre opsione. Do të shohim pas stërvitjes. Adrian bajrami ka qenë me moshat, është lojtar që luan me këmbën e majtë. Edhe te Benfica po angazhohet më shumë. Në të ardhmen, është një opsion shumë i mirë. Mitaj është një lojtar shumë teknik, por në Kombëtare nuk ke kohë t’i provosh lojtarët në role të ndryshme. Do të vazhdojë kështu për disa kohë”, u shpreh Sylvinho.