Teksa janë mbushur 1 vit nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Eraldo Nevruzit, i cili shërbente si recepsionist te Hotel “Grecia” në Himarë, Prokuroria e Vlorës ka komunikuar akuzat për tre personat e përfshirë në këtë ngjarje, duke çuar dosjen kundër tyre për shqyrtim në gjykatë.
Sipas hetimeve të kryera nga organi i akuzës, autor i vrasjes me armë zjari të Eraldo Nevruzit, është pronari i hotelit Gerald Shehu, i cili vetëm pak orë pas krimit është larguar drejt ishullit të Korfuzit. Geraldo Shehu, është ndaluar në përpjekje për tu larguar me avjon drejt Londrës, raporton Ora News.
Ndërsa pas 1 viti nga ngjarja prokuroria e Vlorës po përballet me një neglizhencë të autoriteteve Greke për ekstradimin e Shehut në Shqipëri.
Ndaj Shehut është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëvë”.
Për Shehun, prokuroria e Vlorës ka kërkuar disa herë ekstradimin e tij në Shqipëri, por i arrestuari argumenton para gjykatave helene, se është shtetas grek dhe në rast ekstradimi në Shqipëri atij i rrezikohet jeta.
Ndërsa për dy të pandehurit e tjerë, Daniel Qose dhe David Larti, të cilët janë arrestuar dhe kanë bashkëpunuar me policinë, akuza është “Fshehja ose asgjësimi i kosovës” dhe “Kryerjes së veprimeve që zbulojnë të vërtetën”.
Dy personat e mësipërm ishin punonjës tek hotel “Grecia” në Himarë. Qose dhe Larti, akuzohen se ndihmuan pronarin Gerald Shehu që të fusë trupin e viktimës Eraldo Nevruzin, në një qese plehrash dhe më pas e kanë futur atë në bagazhin e makinës.
Gjatë marjes në pyetje, të dy kanë shprehur pendesë duke thënë se të gjitha veprimet i kanë bërë pasi pronari i ka kërcënuar me armë.
Ata kanë asgjësuar të gjitha provat e vrasjes, duke djegur sendet personale, telefonin dhe rrobat e 31-vjeçarit në furrën e picerisë së hotelit.