Sulmet izraelite në Iran/ Mbi 400 të vdekur dhe 650 të plagosur! Krerët e Gardës Revolucionare iraniane, nën rrënoja pas bombardimeve

0

LINDJE E MESME- Sulmet izraelite në Iran kanë vrarë të paktën 406 persona dhe kanë plagosur 654 të tjerë. Shifra vjen nga një grup aktivistësh të të drejtave të njeriut me seli në Uashington, bazuar burimeve të ndryshme brenda Iranit. Grupi ka theksuar se po punon për të identifikuar dhe dalluar civilët nga anëtarët e shërbimeve sekrete midis viktimave.

Gjithashtu sulmet e izraelit ka goditur drejtuesit e Gardës Revolucionare, si dhe dhjetëra ndërtesa dhe vende institucionale, ushtarake dhe kërkimore. Ata janë Mohammad Kazemi, kreu i organizatës së inteligjencës së Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike, dhe zëvendësi i tij Hassan Mohaghegh, të cilët u bllokuan nën rrënoja pas sulmit izraelit në selinë e organizatës në Teheran.

“Kreu i inteligjencës së Gardës Revolucionare dhe zëvendësi i tij janë bllokuar nën rrënoja në Teheran”, raportoi faqja e internetit Iran International.