Veliaj me tjetër mesazh “të koduar” nga burgu: Të më arrestosh dhe të përpiqesh të më poshtërosh

0

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka lëshuar një tjetër mesazh të “koduar” nga burgu, ndonëse nuk dihet se kujt i adresohet.

Duke zgjedhur platformën TikTok- të ndaluar nga qeveria – ku prej disa ditësh Veliaj ka postuar mesazhet e tij Veliaj i adresohet një personi duke e bërë fajtor për “arrestimin” dhe “poshtërimin” e tij.

“Të më arrestosh dhe të përpiqesh të më poshtërosh, e di që të ka bërë të ndihesh mirë. Por karma gjithmonë e gjen rrugën për t’u kthyer, edhe nëse vonohet. Shpresoj vetëm që ata të jenë aq të fortë sa isha unë”, shkruan Veliaj. “S’kam zgjedhur kush hyn në këtë zyrë, i kam mirëpritur të gjithë. Sepse kështu e bën një Kryetar Bashkie”, shkruan mbi video ai.

Më herët Veliaj kishte lënë të nënkuptohej se e kishte mësuar se cili ishte Nesti Angoni, personazhi anonim misterioz që raportohet se dërgoi në SPAK letrën kundër Veliajt.