Në bisedën me Anisa Bahitin, kampioni rrëfeu se suksesi në peshëngritje nuk erdhi rastësisht:
“Çdo fitore është rezultat i sakrificave që askush nuk i sheh. Orë të tëra në palestër, dhimbje dhe lodhje që janë bërë pjesë e përditshmërisë time.”
Ai vuri në dukje rëndësinë e disiplinës:
“Nëse nuk je i gatshëm të japësh gjithçka, atëherë më mirë mos të fillosh fare. Ky sport të kërkon shpirt e trup.”
Mesazhi i tij për të rinjtë është i qartë:
“Pasioni dhe përkushtimi janë çelësat, por duhet edhe durim dhe sakrificë.”