Përfshihet nga flakët “Benzi” në aksin Pogradec-Qafë Thanë, shkak dyshohet një defekt

0

POGRADEC- Një mjet është përfshirë nga flakët në ecje. Mësohet se mjeti ka marrë flakë në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Mjeti tip “Benz” dyshohet se është përfshirë nga flakët përshkak të një defekti.

Fatmirësisht shoferi me inicialet V. Ç. nuk ka marrë dëmtime dhe ka dalë në kohë nga mjeti. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.