Kanosën me armë zjarri një 30-vjeçar, pasi u konfliktuan për motive të dobëta, në rrugë, identifikohen 3 shtetas (vëllezër). Vihen në pranga 2 prej tyre, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohen 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak dhe 1 automjet.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Tafaj”, një 30-vjeçar ishte kanosur me armë zjarri nga 3 shtetas, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Triangle”, për identifikimin dhe kapjen e tyre. Në kuadër të operacionit u arrestuan shtetasit: A. M., 41 vjeç dhe R. M., 46 vjeç, dhe u shpall në kërkim shtetasi G. M., 45 vjeç (vëllezër).
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, me një 30-vjeçar, e kanë kanosur atë me armë zjarri. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesat e dy shtetasve të arrestuar, në Tufinë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 3 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.