Gjinishi: Zgjerimi i luftës globale prek ekonominë, energjinë dhe sigurinë — Shqipëria s’duhet të rrezikojë veten në lojërat e mëdhenjve

0

Tiranë, Qershor 2025 — Në një tjetër episod të thelluar të Bahiti’s Podcast, historiani dhe analisti Ermir Gjinishi komentoi ndikimin e përshkallëzimit të konflikteve globale në vendet e vogla si Shqipëria, duke paralajmëruar se përfshirja emocionale ose ideologjike në lojërat e superfuqive mund të ketë pasoja të rënda për sigurinë dhe ekonominë tonë.

“Ne nuk jemi faktorë në zhvillimet globale, por shpesh tregojmë servilizëm dhe sjellje qesharake. Si rasti i strehimit të MEK-ut në Shqipëri — një organizatë që vetë amerikanët e kishin në listën e grupeve terroriste deri vonë,” tha Gjinishi.

Ai theksoi se individët që përfshihen në veprimtari të tilla, duke iu referuar MEK-ut, jetojnë si “ushtarë robotë” dhe jo si qytetarë të zakonshëm. Sipas tij, Shqipëria nuk duhet të vërë veten në rrezik në emër të “humanizmit të rremë”, veçanërisht duke lejuar sulme apo veprime që provokojnë shtete të fuqishme si Irani.

Rreziku ekonomik: Ngushtica e Hormuzit dhe tregjet globale
Në analizën e tij, Gjinishi theksoi rëndësinë kritike të zonave strategjike si Ngushtica e Hormuzit për tregtinë botërore dhe energjinë:

“Nga Hormuzi kalon mbi 30% e gazit natyror dhe rreth 90% e tregtisë së Lindjes. Nëse aty nis një përplasje serioze, bursat e energjisë lëkunden menjëherë — dhe kjo ndikon direkt në çmimet, furnizimet dhe stabilitetin ekonomik,” paralajmëroi ai.

Kriza e sigurisë: Konflikte që nuk po mbyllen

Gjinishi listoi një sërë konfliktesh që kanë potencial të përshkallëzohen ose të zgjasin përtej kontrollit: Ukraina, Gaza, Libani. “Këto nuk janë konflikte të izoluara,” u shpreh ai. “Janë pjesë e një rendi të ri që po lind nga përplasja e interesave të mëdha, dhe vendet si ne duhet të qëndrojnë larg nga çdo angazhim i panevojshëm.”

Podcast-in e plotë e ndiqni në linkun: