KOSOVA- Personi në foto është Enver Bajraktari i cili dje në fshatin Baincë të komunës së Lipjanit në Kosovë u raportua se është gjetur i vdekur dhe i groposur. Sipas mediave në Kosovë, Bajraktari më parë ishte raportuar si person i zhdukur.
Gjithashtu sipas informacioneve fillestare, trupi i pajetë është zbuluar nga familjarët e viktimës. Ndërkoë, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila njoftoi se rasti po trajtohet si vrasje e rëndë.
“Dje rreth orës 12:00, në fshatin Baicë të Lipjanit, është gjetur i groposur një trup i pajetë (ende i paidentifikuar). Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorinë, kanë nisur veprimet procedurale, ndërsa trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi dhe identifikim,” deklaroi Ahmeti.





