Humbet 56-vjeçari në Gjinar, dyshohet se ka rënë në kanion

0

Pashtresh, Elbasan – Prej disa orësh vijon kërkimi për Pëllumb Toçin, 56 vjeç, banor i fshatit Pashtresh, në Njësinë Administrative Gjinar, i cili është zhdukur në rrethana ende të paqarta.

Sipas të afërmve, Toçi është larguar nga banesa për të kërkuar një qen, por nuk është kthyer më. Dyshohet se ai mund të ketë rënë në një nga kanionet e zonës, të njohur për terrenin e vështirë dhe thellësinë e madhe.