Katër personat e arrestuar pas ngjarjes së ndodhur në fshatin Dvoran të Korçës, ku një 27-vjeçar mbeti i plagosur, janë paraqitur sot para gjykatës për caktimin e masave të sigurisë.
Gjykata e Korçës ka vendosur masën “detyrim paraqitje” për tre prej të arrestuarve: Isuf Dalip, Dhimitër Kodra dhe Bilal Shkëmbi. Ndërsa për Thanas Paskalin është vendosur që të hetohet në gjendje të lirë.
Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, Aleks Qiqi – i cili mbeti i plagosur – ka pësuar dëmtime të lehta nga të katërt personat e arrestuar. Ngjarja ndodhi pas një konflikti, kur Qiqi goditi me thikë 27-vjeçarin Ari Kodra. Në reagim ndaj këtij akti, katër të arrestuarit e kanë goditur Qiqin, duke i shkaktuar plagë të lehta.
Sa i përket autorit të plagosjes me thikë, Ari Kodra, masa e sigurisë ndaj tij pritet të zhvillohet në ambientet e spitalit rajonal të Korçës, pasi ai vijon të jetë nën kujdes mjekësor për shkak të plagëve të marra gjatë ngjarjes.
Hetimet për këtë rast vijojnë ndërkohë që autoritetet po zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.





