SELENICË- Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe toke në një kodër pranë fshatit Drashovicë të Bashkisë së Selenicës. Bëhet me dije se flakët janë përhapur masivisht nga era e fortë, por dhe ndërhyrja është e vështirë për shkak të terrenit të vështirë.
Flakët gjithashtu rrezikojnë edhe një stan që ndodhet pranë vatrës së zjarrit. Gjithashtu edhe një vatër zjarri ka përfshirë mbrëmjen e sotme fshatin Dukat.





