Automjeti del nga rruga, humb jetën shoferi në Fier

0

FIER- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në Fier. Një automjet ka humbur kontrollin në fshatin Kallm i Vogël dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë shoferi Baftjar Buzi 60-vjeç.

Dyshohet se ky i fundit ka pësuar arrest kardiak teksa po drejtonte makinën dhe për këtë shkak ka ndodhur dhe aksidenti. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40, në fshatin Kallm i Vogël, është gjetur nga familjarët në anë të rrugës i ndërruar jetë në automjet, shtetasi B. B., 60 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël.

Ky shtetas dyshohet se ka humbur jetën për shkak të arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.