Elbasani fiton në Tiranë me Partizanin. Trajneri Gvozdenovic: Skuadra ka mentalitet fituesi

0

Dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje në Superiore dhuruan emocione të mëdha.
Elbasani ia ka dalë të triumfojë ndaj Partizanit në “Arenën e Demave”, me shifrat 1-0. Bunjaku gjeti të papërgatitur kryeqytetasit në minutën e 36-të, duke dërguar kështu mysafirët në epërsi në dhomat e zhveshjes.

Gjërat u komplikuan në maksimum për të kuqtë pasi luajtën për më shumë se 30 minuta me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Bytyçit. Elbasani feston në fund dhe merr kështu 3 pikë me peshë.

Kampionët e Egnatias treguan forcën duke thyer 2-0 Tiranën.Rrogozhinasit dominuan në këtë sfidë, ndërsa shumë pak për të thënë për bardheblutë, në një natë “jo”.

“Sot ishte një ndeshje shumë e vështirë. Partizani është ekip i mirë. Jam i kënaqur me pikët, pasi pas 4 javësh kemi 10 pikë dhe jemi në vendin e parë. Sot jam i kënaqur me vazhdimësinë, çunat treguan cilësi dhe kemi mentalitet fitues.

Sot ishte fitore për besimin, sepse edhe kundër Egnatias, Dinamos, por edhe sot ishte ndeshje e vështirë dhe me ritëm. Këto ekipe ishin në Europë dhe kanë tjetër ritëm. Ne jemi skuadër e mirë dhe e fortë, tani jemi pak më të qetë. Për objektivat nuk flasim dot sepse është java e 4-t.

Unë mendoj që kemi mentalitet fituesi. Kur ishim 0-1 dhe kur ishim një lojtar më shumë, mund të luanim më shumë ofensiv dhe të shënonim të dytin, që të rrinim më të qetë. Por kemi nevojë edhe për pak kohë, por kjo është situata.

Ideja nga fillimi ishte që të bënim një presing ultra-ofensiv. Edhe Partizani ka cilësi dhe është skuadër e fortë, sot ishte në shtëpi. Plus Partizani sot kishte nevojë për pikë pasi erdhi nga një ndeshje shumë e vështirë në Shkodër.

Organika? Patjetër që jam i kënaqur. Mund të flasim për të gjithë lojtarët, për Delaj, por më shumë për Boriçin. Ai është i talentuar dhe meriton më shumë minuta. Nëse vazhdon me punë të mirë dhe serioze do të kapë minuta, është lojtar shumë i talentuar. Sot kishim përsëri 3 mungesa, nuk është pak”,