Makina e administratorit të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, Ilir Loci, është shpërthyer me eksploziv mbrëmjen e sotme.
Automjeti ishte i parkuar në parkimin e një restoranti
Sipas informacioneve paraprake, një sasi eksplozivi dyshohet të jetë hedhur nga një rrugicë pranë restorantit, duke shkaktuar dëme të mëdha në pjesën e përparme të makinës.
Ende nuk dihen më shumë detaje, ndërsa mësohet se ka vetëm dëme materiale.
Në përditësim…





