Nëna denoncon zhdukjen e djalit të saj 30 vjeçar: Prej dy ditësh është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer!

0

Një 30-vjeçar rezulton i zhdukur prej dy ditësh.

Denoncimi është bërë nga nëna e tij, e cila thotë se djali i saj 30 vjeç është larguar nga banesa në Shkozë në datën 14 tetor dhe nuk është kthyer më.

Policia thotë se po punon për gjetjen e tij, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

“Më datë 15.10.2025, shtetasja L. Gj. kallëzoi se më datë 14.10.2025, është larguar nga banesa djali i saj, shtetasi E. A., 30 vjeç, banues në Shkozë. Punohet për gjetjen e tij”, thotë policia.