Vendimi i autoriteteve në Uells, për të shndërruar një bibliotekë në xhami ka shkaktuar polemika të forta.
Kryetarët e këshillave lokale në Këshillin e Qarkut Monmouthshire në Uells kanë zgjedhur Shoqatën e Komunitetit Musliman të Monmouthshire për të marrë me qira për 30 vjet bibliotekën e vjetër Abergavenny Carnegie, me plane për ta shndërruar atë në xhaminë dhe qendrën e parë komunitare të qarkut.
Tensionet u përshkallëzuan kur në murin e ndërtesës u shfaqën grafite anti-muslimane me mbishkrimin “NoMasjid”, duke nxitur një rishikim të vendimit dhe thirrjet për një ritenderim të plotë.
Për më tepër, ngjrja ka nxjerrë në pah edhe pyetje ligjore mbi vendimet historike kufizuese mbi ndërtesën (fillimisht e financuar nga AndrewCarnegie në vitin 1905), nëse shndërrimi i saj në një vend adhurimi përputhet me kushtet e dhuratës së saj origjinale.
Këshilli pohoni se kontrata e qirasë është dhënë nëpërmjet një tenderi konkurrues, ndërtesa është shpallur e tepërt dhe ndryshimi i përdorimit nuk kërkon leje planifikimi, pasi ndërtesa mbetet në “përdorim komunitar”.





