Reali i Madridit ndryshon korsinë e sukseseve të El Clasicos, plas sherri në fund të ndeshjes

0

SPANJE – Nis me një rast shumë të diskutueshë ‘El Clasico’ i parë i sezonit. Lamine Yamal (Barcelona) duket sikur ndërhyn pa kujdes (3’) dhe godet në këmbët e kundërshtarit, duke rrezikuar ndëshkimin. Cesar Soto Grado sinjalizon faullin, por këtë herë vendos të mos tregojë karton. Real Madrid fiton një penallti! Ka pak konfuzion.

Arbitri e rishikon me VAR vendimin për penalltinë në favor të Real Madridit. Gëzimi i lojtarëve të Real Madridit zgjati pak, pasi pas rishikimit me VAR, arbitri Cesar Soto Grado e anulon vendimin fillestar. NUK KA PENALLTI!

Vjen një tjetër moment që duhet të vedoset me VAR: Mbappe realizon një gol fantastik nga distanca, por në momentin e marrjes së stopit ishte në pozicion jahstë loje. Kjo është e treta e vërteta: në minutën e 22-të, Bellingham nxjerr përballë pëortierit Mbappe-në me një pasim perfekt, këtë herë francezi nuk gabon përballë portierit, 1-0.

Gabim i pafalshëm i Arda Guler, perfitojnë sulmuesit e Barcelonës, Rashford pason për Fermin, që nuk gabon brenda zonës, 1-1. Nuk kanë fund emocionet në ‘Bernabeu’, vetëm pak çaste pas barazimit të Fermin, vjen goli i dytë i Realit i shënuar nga Bellingham, 2-1. Reali humbet mundësinë pë të trefishuar rezultatin, Mbappe dështon nga pika e bardhë e penalltisë në fillim të pjesës së dytë. Ndërkohë që edhe pse ndeshja shkoi në minutën e 100-të rezultati mbeti i pandryshuar me këtë fitore të madrilenëve që rikthehen tek suksesi pasi i humbën të katërta përballjet vitin e shkuar.

VIDEO / Reali i Madridit ndryshon korsinë e sukseseve të El Clasicos,

Kjo humbje nuk kaloi lehtë për katalanasit të cilët u përfshinë në një përleshje të paprecedentë në përfundimin e takimit kur u desh ndërhyrja e forcave të policisë.