“Ligjet” rrëzojnë kërkesën e PD për shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.
Vendimi për rrëzimin e PD u mor me votat e deputetëve të PS. Mësohet se 9 deputetë të PS votuan kundër kërkesës, 5 te PD pro.
Kërkesa u hodh në votim dhe rezultoi me 5 vota pro dhe 9 kundër. 7 shkeljet që opozita pretendoi se janë kryer nga presidenti Bajram Begaj janë: Dekretoi zgjedhje në Tiranë në shkelje të Kushtetutës; Ndërhyri në mandatin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, i preku pavarësinë; Dekretoi në shkelje ligjin për Komisionet Hetimore; Dekretoi ministren virtuale ‘Diella’; S’ndali trupën diplomatike nga përfshirja në fushatën e vitit 2025 ; Kabineti i tij ndërhyri në procesin e administrimit të zgjedhjeve; I biri i punësuar fiktivisht në një kompani private sigurimesh që përfiton tendera nga presidenca/ Vetë Begaj i punësuar në një klinikë private





