DURRËS- Babai i 15-vjeçarit që u plagos pas një sherri me bashkëmoshatarët e tij, ka folur për gjenden shëndetësore të të birit, i cili ndodhet në intubim.Në një intervistës për emisionin “Me Zemër të Hapur” në News 24, tregoi se djali i tij është ende në intubim dhe mjekët po presin reagimin e trurit që të dalë nga kujdesi intensiv.
Më tej ai deklaroi se mjeku i zemrës është shprehur se prametrat janë optimale dhe se pas daljes nga intubimi do të shohim dëmtime në zemër apo në tru. Ndër të tjera, babai i adoleshentit është shprehur se sherri mes tyre ka nisur pas një përplasje që ata kanë pasur në rrjetet sociale, konkretisht “TikTok”.
“Për plagosjen e djalit më lajmëroi një shok. Kanë qenë të paktën tre veta të përfshirë. Djali im nuk ka qenë protagonist, ka qenë një tjetër. Dyshoj për autorin sepse e kam parë me shenja në kokë. Jam i lodhur psikologjikisht. Më kanë lajmëruar mua të parin nga familja.
Kemi dalë nga gjendja e rrezikut. Presim reagimin e trurit dhe më pas të dalim nga intubimi. Më pas do të shohim dëmtime në zemër apo në tru. Këto janë çështje të shëndetësisë dhe me detaje nuk di çfarë të shpjegoj. Por këtë e thotë mjeku i zemrës. Parametrat janë optimale. Kemi një problem të ulur, por një trajektore të mirë. Do të shihen reagimet e djalit, do të shohim maksimumi brenda dy ditëve.
Gruaja është në gjendje jo të mirë, herë qan, herë e mban veten, por na mban besimi te Zoti. Ata kanë debatuar dhe janë sharë me njëri-tjetrin në TikTok për protagonizëm. Ia lëmë dhe shtetit pjesën tjetër”, deklaroi i ati i 15-vjeçarit.
Si ndodhi ngjarja
Ngjarja ndodhi më 25 nëntor në rrugën “Laguna e Karavastasë”, në zonën e ish-Kënetës, ku të miturit kishin lënë takim me njëri-tjetrin me pretendimin për t’u “sqaruar” pas debateve online. Të dy adoleshentët mbërritën në vendin e takimit të shoqëruar nga miq të tjerë dhe pas debatit me tone të ashpra situata degjeneroi në përleshje fizike, ku janë përdorur edhe sende të forta.
Gjatë konfliktit, 14-vjeçari me inicialet M.K. ka goditur me thikë katër herë 15-vjeçarin, duke e plagosur rëndë. Autori i dyshuar është arrestuar nga Policia e Durrësit, ndërsa 15-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal në gjendje të rëndë





