Një ish bashkëlojtar zbulon sekretin intim të Neymarit: “Ai gjithmonë e lë derën hapur”

0

FRANCE – Alexandre Letellier, portieri me numrin 30 në skuadrën e Leo Messit dhe Neymarit te PSG, ka zbuluar një detaj shumë intim rreth sulmuesit brazilian, i cili aktualisht luan për Santosin (ku ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 26 ndeshje këtë sezon).

“Një ditë u shokova. Në atë kohë, ne ishim ende në qendrën stërvitore Camp des Loges. Shkova në banjo dhe pashë Neymarin të ulur në tualet, duke bërë punën e tij, por me derën hapur”, filloi të rrëfente ai në një intervistë me ‘L’Equipe’.

Abdou Diallo, një tjetër ish i PSG-së, i ka shpjeguar Letellier arsyen pse Neymar shkon në tualet me derën hapur

Ish-portieri kujton se “U largova menjëherë, por Abdou Diallo më pa duke vënë në dyshim atë që sapo kisha parë”.

Letellier i tregon gazetës franceze se Diallo i shpjegoi atij se Neymar është klaustrofobik dhe, për këtë arsye, nuk e mbyll kurrë derën në hapësira të ngushta.

“Ai nuk e mbyll kurrë derën, ai gjithmonë e lë hapur”, ia shpjegoi qartë Diallo ish-portierit 34-vjeçar, i cili gjatë gjithë karrierës së tij luajti për Angers (2010-18), Young Boys (2018), Troyes (2018-19), Sarpsborg 08 (2019-20), Orléans (2020) dhe Paris Saint-Germain (2020-2024).

Një ish bashkëlojtar zbulon sekretin intim të Neymarit: “Ai

Alexandre Letellier, i cili luajti vetëm dy ndeshje zyrtare me PSG-në , theksoi se Neymar është lojtari më mbresëlënës me të cilin ka ndarë ndonjëherë një ekip:

“Në ndeshjet rondo ose me skuadra të vogla, kishe ndjesinë se gjithçka po shkonte me një shpejtësi prej njëqind miljesh në orë, ndërsa për të loja ngadalësohej. Kjo është arsyeja pse ai mund të shpikte gjeste që ishin të paimagjinueshme për të gjithë të tjerët.”