I shpallur në kërkim si i dyshuar për bashkëpunim në atentatin e 8 shtatorit në Shkodër, arrestohet 17-vjeçari

0

SHKODËR- Policia ka arrestuar ditën e sotme 17-vjeçarin e shpallur në kërkim, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar në atentatin e 8 shtatorit në qytetin e Shkodrës. I arrestuari është Danjel Ndreu, 17-vjeç. Nga ky atentat humbën jetën Liridon Kraja dhe Armando Pali. Ndërsa të plagosur mbetën Erogen Brajoviç dhe kamarierja Meri Kaceri.

Ai u arrestua nga policia gajtë kontrollit rutinë, ku dhe iu gjetën disa doza lënde narkotike, kokainë. Ndreu ishte shpallur në kërkim edhe për vjedhjen e një motorri në muajin gusht.

Si ndodhi vrasja?

Armando Pali dhe Erogen Brajoviç ishin duke pirë kafe në një lokal pranë Bashkisë së Shkodrës, kur Ragip Gila qëlloi me breshëri plumbash në drejtim të tyre. Shënjestër e atentatit dyshohet se ka qenë Erogen Brajoviç. Nga atentati mbeti i vrarë Armando Pali dhe Liridon Kraja (Lushi) 31 vjeç, truproja i Erogen Brajoviç. Truproja e Erogen Brajoviç, ndërroi jetë në spital pas plagëve të marra nga breshëria e plumbave. Kurse të plagosur mbetën shënjestra e dyshuar, Erogen Brajoviç dhe kamarierja 25-vjeçare e lokalit, Meri Kaceri. Erogen Brajoviç, i cili mori tre plumba