Miri shfaqet me lot në sy, miku i tij e surprizon…

0

Miri nuk i ka mbajtur dot lotët ditën e sotme teksa ndodhej te dhoma e gjumit vetëm. Rrugëtimi i tij brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, deri më tani ka patur momente nga më të ndryshmet, nga ato të bukurat plot me emocione deri te debatet e ashpra, ofendimet dhe deklaratat e forta për të.

E në momentet kur ai duket se është i trishtuar, pranë ka mikun e tij Landi, i cili edhe pse për momentin nuk ndodhet në Shqipëri, kujdeset që t’i ngrejë humorin banorit.


Këngëtari i njohur i ka dërguar pasditen e sotme një surprizë nga ajri, ku në të shkuhej: “Të gjithë me ty, Land”.

Ndërkohë në videon e publikuar në profilin zyrtar të “Big Brother VIP” në “Instagram”, ku Miri shfaqet duke qarë, Landi ka lënë një koment ku mbështet mikun e tij.

“Live dhe vetëm live nga Çekia ku jam i pranishëm me ekipin medalistë të Special Olympics Albania, vjen mbështetja e pakufijtë dhe e pafund për Mirin! Xhiku, Xhiku dhe vetëm Xhiku!”, shkruan Landi.